FILTER

Tel: +35542378180 | Mail: info@inholiday.al

75 €

Vjeshte ne Dubrovnik dhe Mal i Zi


PERSONA DATAQENDRIMITRAJTIMICMIMIHOTELI
212-14 Mars3 DiteMengjes dhe Darke75 Eur personi3***
212-14 Mars3 DiteMengjes 95 Eur personiRixos Libertas 5*****

PAKETA PERFSHIN:

✔ Udhetimi Tirane – Budva – Dubrovnik – Cavtat – Kotorr – Tirane me mjet komod
✔ Transfertat  dhe shetitjet sipas programit
✔ Akomodimin ne hotel 3*** per 2 nete/3 dite
✔ Mengjeset dhe darkat per ditet e qendrimit
✔ Shoqerues Shqipetar gjate gjithe udhetimit

Nuk perfshihet:

✘ Hyrja ne monumente dhe muzeume

✘ Cdo gje tjeter qe nuk perfshihet ne rubriken “Perfshihet”

Programi


Dita 1:

Nisja nga Tirana ne mengjes heret duke iu drejtuar qytetit te Shkodres. Ne Shkoder do te behet nje ndalese e shkurter per tu relaksuar.

Pas perfundimit te procedurave kufitare ne Murriqan do ti drejtohemi qytetit te Budves ku do te bejme dhe pushimin e drekes. Gjate ndaleses ne Budva, do te vizitohet Marina, qyteti i vjeter me muret rrethuese dhe kisha e Shen Ivanit, Trinitija e Shenjte dhe kisha e Shen Saves.

Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Kroaci-se. Mberritja ne Dubrovnik. Akomodimi dhe darka ne hotel. Pas darke kohe e lire.

Dita 2:

Pas mengjesit ne hotel, nisemi per nje tur panoramik te qytetit te vjeter te Dubrovnikut, ku ne menyre individuale do te shihen monumentet me te rendesishme si: Manastiri Franceskan me farmacine dhe librarine me te vjeter ne Europe, Manastirin Domenikan me reliket e Shen Blahise, Katedralja, porti i vjeter etj. Mundesi per dreke ne qytetin e vjeter ne nje nga restorantet e zones.

Program Extra sipas deshires: Shetitje me varke ( ne grup ) rreth qytetit te vjeter te Dubrovnikut ( 50 min ) – Cmimi 7 Eur/person. 

Pas pjeses se vjeter te qytetit i drejtohemi pjeses moderne ku do te bejme nje ndalese te shkurter ne uren e Tudjman. Opsionale: Mundesi per te vizituar nje nga qendrat tregtare te zones nese behet nje numer i konsiderueshem personash. Kthimi dhe darka ne hotel. Pas darke kohe e lire per argetim. Nuk do te mungojne edhe rekomandimet per te kaluar mbremjen ne nje nga lokalet e zones.

Dita 3:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Cavtatit, nje qytet i kendshem bregdetar. Ne kete ndalese mund te beni nje shetitje buze detit ose ndoshta te vizitoni muzeolen e familjes Racic apo kishen e Zonjes se Bores.

Me pas i drejtohemi shtetit Malazez. Gjate udhetimit do te bejme nje ndalese tjeter ne Kotorr ku do te vizitoni qytetin e vjeter me formen karakteristike trekendore dhe portin. Vazhdojme rrugen drejt Tiranes. Kthimi ne mbremje.

Prenoto tani