FILTER

Tel: +35542378180 | Mail: info@inholiday.al

399 €

Udhetim ne Prage (me avion)


PERSONA DATATQENDRIMICMIMI
214-17 Tetor4 Dite399 Eur personi

PAKETA PERFSHIN:

✔ Fluturimi me avion Tirane – Prage – Tirane (Adria Airways, me ndalese ne Ljubjane)
✔ Transfertat sipas programit dhe shetitjet
✔ Akomodimin ne hotel 4* per 3 nete/4 dite
✔ Mengjeset per ditet e qendrimit
✔ City Tour (Prage)
✔ Guide profesionale

Nuk perfshihet:

✘ Hyrja ne monumente dhe muzeume
✘ Drekat dhe darkat

✘ Udhetimi ne Karlovy Vary
✘ Cdo gje tjeter qe nuk perfshihet ne rubriken me siper

Programi


Dita I: Tirane -Ljubjane – Prage

Takimi dhe prezantimi me guiden tone ne aeroportin e Tiranes dhe me pas nisja per ne Prage.
Fluturim me Adria Airways: Tirane – Ljubljane – Prage. Mberritja ne Prage.

Pas mberritjes ne Prage, takimi me partneret tane dhe guiden lokale i shoqeruar nga autobusi komod me ajer te
kondicionuar.
Akomodimi ne hotel.

Dita II: Prage (City Tour)

07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 13:00 City Tour Prage

City Tour Prage perfshin vizite ne Qytetin e ri dhe Qytetin e vjeter.
Vizita jone me filon me turin me autobuz i cili do te kaloje ne rruget kryesore te Prages ku do mund te shikojme ne menyre panoramike Muzeun Kombetar dhe Teatrin Kombetar. Pasi guida do te na sqaroje ne autobus gjithe historine e qytetit do te ecim drejt Ures Charles me 30 Statujat te qytetit te vjeter. Ura eshte 516m e gjate dhe 10m e gjere duke qendruar ne 16 harqe. Ne kete ure ndodhen 30 statuja te stilit barok te ndertuar rreth viteve 1700. Nje rrugice me 30 statuja baroke, shumica e tyre jane te vendosura ne parmak duke formuar nje lidhje te veçante e harmoni artistike.
Ne vazhdim do kemi mundesi te shohim Sinagogen e Jeruzalemit, e cila eshte e ndertuar ne vitin 1906 me dekorime te Arteve te Reja. Me pas do te kalojme ne zonen e mbushur me dyqane dhe souvenire per te arritur ne qendren e qytetit. Aty do te vizitojme Oren e famshme Astronomike te qendres se qytetit. Ora Astronomike u ndertua ne vitin 1410 nga Mikulas ne bashkepunim me Jan Ondrejuv. Mekanizmat qe ata kane ndertuar mbi 600 vjet me pare jane ende funksionale. 80 vjet me vone Hanus u perpoq ta rindertonte por keshilltaret e kishin verbuar ate keshtu qe ai nuk do te arrinte te ndertonte nje instrument me te madh se ai ne Orloj ne Prage. Ekziston dhe nje gjel qe
kendon pasi Apostujt kane perfunduar bekimin e tyre. Prane saj ndodhet edhe Kisha Baroke e Shen Marise.

Gjate zhvillimit te turit do te kemi kohe te lire ne dispozicion per dreken, e cila eshte fakultative.
Ne mbremje mund te argetohemi ne lokalet me muzike Live ose ne nje nga diskot me te medha ( me 5 kate ) te Europes qendrore: Karlovy Lazne
Kthimi ne hotel dhe mbremja e lire.

Dita III: Prage – Karlovy Vary

Opsion Extra Pagese – Karlovy Vary
Pas mengjesit ne hotel nen drejtimin e guides sone nisja drejt Karlovy Varit. Pas me udhetimi rreth 2 ore i afrohemi Karlovy Varit . Atje mund te shijojme Ujrat Termale te cilat jane ne me shume se 12 burime, ku kryesori dhe me i madhi eshte ai i Vridlos. Atje do te zbulojme periudhen mesjetare si dhe do kemi mundesi te shohim fabriken e Bekerovkas ( pijes me fame ceke e cila eshte e bere me esenca te barerave kurative ).
Gjate levizjes ne qytet do kemi mundesi te shikojme Pallatin ne te cilin zhvillohet Miss Cekia si edhe zona ne te cilat jane luajtur pjese nga filmat e famshem te James Bond.
Kohe e lire per dreken e cila eshte fakultative
Kthimi ne Prage. Mbremja e lire.

Dita IV: Prage – Ljubljane – Tirane

Mengjesi ne hotel
Pas check-out nga hoteli i drejtohemi aeroportit te Prages. Nisja nga Praga ne oren 09.55.

Kthimi ne Tirane.

Prenoto tani