FILTER

Tel: +35542378180 | Mail: info@inholiday.al

199 €

Udhetim ne Selanik – Stamboll – Sofje


PERSONA DATAQENDRIMITRAJTIMICMIMI
211 - 15 Shkurt5 DiteMe mengjes199 Eur personi
25 - 9 Mars5 DiteMe mengjes199 Eur personi

PAKETA PERFSHIN:

✔Udhetimi me mjet komod Tirane – Selanik – Stamboll – Sofje – Shkup – Tirane
✔ Transfertat sipas programit
✔ Akomodimin ne hotel 3*** per 4 nete/5 dite ne Selanik, Stamboll dhe Sofje
✔ Mengjeset per ditet e qendrimit
✔ Shetijet sipas programit
✔ Shoqerues gjate udhetimit

Nuk perfshihet:

✘ Hyrja ne monumente dhe muzeume
✘ Drekat dhe darkat
✘ Cdo gje tjeter qe nuk perfshihet ne rubriken me siper

Programi


Dita I: Tirane – Selanik

Nisja nga Tirana ne oren 00.30 te nates. Udhetimi pergjate nates ne drejtim te Pogradecit. Pas procedurave kufitare do ti drejtohemi qytetit Kastoria, i pozicionuar ne veri te Greqise buze liqenit Orestiada. Kastoria si nje qytet i lashte eshte i mirenjohur per shume kisha bizantine, ka nje arkitekture te brendshme qe daton nga periudha otomane, gjithashtu ka te zhvilluar peshkimin (trofta).

Mberritja ne Selanik. Akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per te pushuar. Ne oren 17.00 takimi ne recepsion per te vazhduar shetitjen ne qytetin e Selanikut. Ky qytet ka nje perzierje te kultures antike dhe moderne te cilat kane formuar historine e tij 2300 vjecare. Shetitja perfshin nje tour te qytetit ku do te shohim muret e qytetit, Kishen Agia Sofia, harkun Galerius, Rotonden si dhe simbolin e ketij qytetit: Kullen e Bardhe. Shetitja do te perfundoje ne sheshin Aristoteles ku do te keni kohe ne dispozicion per darken fakultative dhe per shopping ne dyqanet e shumta te zones Tsimiski. Kthimi ne hotel dhe fjetja.

Dita II: Selanik – Stamboll 

Pas mengjesit ne hotel, dorezimi i dhomave e me pas nisja per ne Stamboll (Stambolli qyteti i cili me forcen e tij mbante lidhur dy kontinetet: me nje krah Azine dhe me tjetrin Europen. Ai qe ndryshe quhet kryeqyteti i kryeqyteteve. Qyteti i perandorise me te madhe te koherave me pasuri si natyrore dhe artistike ben te bashkpunojne e vjetra me te rene. Stambolli mbetet dhe nje nder qytetet me te medha komercial ku ka mundesi te medha zgjedhjeje. Objektet magjepse si Xhamia Blu, Pazari, Ura e Bosforit, Shen Sofia e bejne kete qytet shume interesant per turistet).

Mberritja ne Stamboll rreth pasdites dhe akomodimi ne hotel. Gjate mbremjes do te vazhdojme me nje vizite panoramike te qytetit. Nen drejtimin e shoqeruesit tone, vizite ne Grand Bazaar (Kapalli Çarshi), tregu me i madh i mbulur, nje nga veprat me mbreselenese te Stambollit me 61 rrugica dhe mbi 3.000 dyqane te cilet terheqin 250.000 – 400.000 turiste cdo dite.

Opsion Extra Pagese – Shetitje me anije ne Bosfor (5 Eur)

Lundrimi me anije zgjat per rreth 2 ore, ne Ngushticen e Bosforit ku mund te shihen te 2 kontinentet: Europa dhe Azia, urat e varura te Bosforit si dhe Dollmabahce nen driten e henes.

Kthimi ne hotel dhe fjetja.

Dita III: Stamboll

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit takimi ne recepsion dhe vizite me guide e qytetit te Stambollit. Do te vizitohen: Xhamia Blu ose ndryshe xhamia e Sultan Ahmetit (e cila mbetet nje nder xhamite me fame boterore. Me gjashte minaret e saj kjo xhami mbetet simboli i Stambollit, po ashtu edhe i Turqise. Kjo xhami eshte ndertuar nga Ahmeti i I. Ajo konsiderohet si shembulli i arkitektures klasike osmane). Sheshi Bizantin i hipodromit (ku mund te shohim Obelikset e dhene nga Faraonet Egjyptiane si dhe tre gjarperinjt simbol ne ate kohe te Kostandinopojes. Me pas i drejtohemi zones ku ndodhet dhe Shen Sofia – e cila ka qene nje bazilike ortodokse e kthyer me vone ne xhami. Ne ditet e sotme sherben si muzeum ku gjenden shume artifakte te doktrinave fetare dhe doreshkrime historike.

Turi vazhdon me kalimin mbi Bririn e Arte nepermjet Ures se Gallates, kalim ne urat e varura te Bosforit per te kaluar ne Kontinentin Aziatik dhe vizite ne piken turistike te Çam Lixha (piken me te larte te qytetit, kodra e te dashuruarve). Mundesi per te konsumuar edhe dreken ne restorant.

Kthimi dhe fjetja ne hotel.

Opsion Extra Pagese – Turkish Night

Mbremja Turke do t’ju dhuroje spektakel me Muzike Live, Belly Dancer dhe menú te bollshme. Nuk do te mungojne dhe surprizat e shumta (aty do serviren kenge nga te gjitha shtetet pjesemarrese si dhe do te kemi Show Folklorik dhe modern).

Dita IV: Stamboll – Sofje

Mengjesi ne hotel.Pas mengjesit, ne oren 08.00 do te nisemi ne drejtim te shtetit Bullgar per te eksploruar qytetin e Sofjes.

Mberritja ne Sofje rreth pasdites. Akomodimi ne hotel dhe me pas vizite e pikave turistike me te bukura te ketij qyteti si: Katedralen e Aleksander Nevskit, Galerine Kombetare te arteve, Teatrin kombetar Ivan Vazov, Kishen Shen Nedelia etj.

Kthimi ne hotel dhe fjetja.

Dita V: Sofje – Tirane

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisja drejt Tiranes por jo pa vizituar edhe qytetin e Shkupit gjate udhetimit.

Gjate ketij turi do te perjetoni emocione dhe kujtime qe lidhen me historine dhe traditen e ketij qyteti antik. Turi fillon me muzeumin e mbijeteses se Maqedonasve i cili perfshin 109 modele me dyll, 16 portrete arti dhe 18 piktura artistike. Me pas vazhdojme me nje vizite ne shtepine memorial te Nene Terezes, ne sheshin Maqedonia me monumente artistike duke filluar nga Justiani 1-re deri tek Aleksandri i 3-te i Maqedonise. Duke kaluar uren e Gurit dhe nen kalane Kale, eshte teatri i Maqedonise dhe sheshi Karposh. Nje shetitje ne pazarin e vjeter i cili ofron nje atmosfere te gjalle me dyqane te vogla, kafene, restorante dhe punime me dore.

Pas vizites se qytetit te Shkupit, marrim rrugen e kthimit per ne Shqiperi. Ndalesa te shkurtra gjate udhetimit dhe mberritja ne Tirane.

Prenoto tani