FILTER

Tel: +35542378180 | Mail: info@inholiday.al

99 €

Pranvere ne Sarajeve dhe Mostar


PERSONA DATAQENDRIMITRAJTIMICMIMI
212-14 Mars3 DiteMengjes dhe Darke99 Eur personi

PAKETA PERFSHIN:

✔ Udhetimi Tirane – Sarajeve – Mostar – Tirane me mjet komod
✔ Transfertat  dhe shetitjet sipas programit
✔ Akomodimin ne Hotel 4**** per 2 nete/3 dite
✔ Mengjeset dhe darkat per ditet e qendrimit
✔ Shoqerues Shqipetar gjate gjithe udhetimit

Nuk perfshihet:

✘ Hyrja ne monumente dhe muzeume

✘ Cdo gje tjeter qe nuk perfshihet ne rubriken “Perfshihet”

Programi


Dita 1:

Nisja nga Tirana ne mengjes. Ndalesa e pare per te pushuar do te behet ne Podgorice. Gjate kesaj ndalese do te krijohet mundesia per nje shetitje te shkurter ne qendren e qytetit dhe me pas vazhdojme udhetmin per ne Sarajeve me ndalesa te shkurtra per te pushuar. Mberritja dhe akomodimi ne hotel. Darka ne hotel.

Dita 2:

Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit nisja per te vizituar qytetin e Sarajeves.

Fillojme city tourin e qytetit te Sarajeves. Do te vizitohet Muzeu i Tunelit, i cili gjate 4 viteve qe Sarajeva ishte nen pushtim, ishte e vetmja rruge per te hyre dhe dale nga Sarajeva.

Do te vazhdojme me kembe nje vizite ne Bascarsija, pjesa e vjeter e qytetit, e cila eshte ne
mbrojtjen e Unesco-s, ku do te shihet:

Xhamia e Beut e cila eshte ndertuar para 600 vjetesh; Medresa Kursumlija, shkolla Myslimane e ndertuar gjithashtu para 600 vjetesh; Qendra kryesore te qytetit; Vijecnica – e ndertuar gjate pushtimit Austro-Hungarez; Kisha Orthodokse e Sarajeves e cila eshte nje nga kishat me te vjetra ne Ballkan; Katedralja e Zemres se Krishtit, me e madhja ne Bosnje – Hercegovine; Tempulli i vjeter hebre i cili eshte rikonstuktuar ne vitin 1821 dhe sot eshte sinagoga e vetme ne Sarajeve; Burimin e ujit Sebilj (burimi i bamiresise) i cili gjendet ne qender te qytetit dhe eshte ndertuar ne vitin 1754 ku ekziston edhe nje legjende mjaft e bukur per te; Ura Latine e cila eshte ndertuar ne vitin 1798 dhe eshte bere e famshme pasi ne te jane vrare Duka Fedinand me gruan e tij Sofi; Ura Romake e cila eshte ndertuar midis viteve 1530-1550 ne periudhen otomane dhe ka sherbyer si pika hyrese perendimore ne qytetin e Sarajeves.

Kohe e lire per dreke dhe mundesi per Shopping.

Kthimi ne hotel dhe mundesi per te perdorur facilitetet e hotelit si: pishine e brendshme, sauna dhe palester. Darka ne hotel dhe pas darke kohe e lire.

Opsionale (Pagese extra 15 Eur per person): Mbremje me muzike.

Dita 3:

Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit nisja per ne qytetin e Mostarit, qyteti me i madh pas
Sarajeves. Ne kete qytet do te vizitoni:

– Uren e Vjeter – prej nga ka marre emrin dhe qyteti. Kjo ure eshte ndertuar ne kohen e pushtimit Otoman ne vitin 1966 dhe pas shkaterrimit nga lufta e fundit u rindertua ne 2004 dhe sot eshte monument ne mbrojtjen e UNESCO-s.
– Shtepia Muslibegovica, monumenti kombetar i Bosnjes, e ndertuar 300 vjet me pare,
konsiderohet si nje nga objektet arkitekturore me te cmuar te qytetit. Ekspertet e arkitektures
Otomane e konsiderojne kete shtepi si nje nga me te bukurat ne Ballkan te periudhes Otomane.
– Rrugen Kujundziluk dhe Pazarin e vjeter.
– Xhamine Karadoz–Bey e ndertuar ne vitin 1557 nga nje arkitekt Turk, ajo renditet midis
xhamive me te bukura ne rajon, dhe me kupolen e saj gjigande dhe 4 minaret, eshte ende me e
madhja.

Kthimi per ne Tirane me ndalesa te shkurtra gjate rruges.

Prenoto tani